Trajneri Rrahman Hallaçi thotë se tekniku anglez, Gareth Southgate i ka marrë maksimumin skuadrës së Anglisë.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Hallaçi u shpreh se Anglia kishte diçka më shumë se Holanda dhe shtoi se “Tre Luanët” bënë ndeshjen më të bukur, në momentin e duhur.
“I ka marrë maksimumin kësaj skuadre. Sot faktikisht ishte Anglia që kishte diçka më shumë. Holanda m’u duk pak si e frikësuar. Në tërësi, anglezët ishin më të qartë, më të kthjellët. Anglia ka bërë ndeshjen më të bukur, në momentin e duhur, ndaj Holandës. Ata e kanë kuptuar që këto kritika, lojtarët i marrin kritikat. Mendoj që ishte një ndeshje e mirë. Kritikat i kanë bërë mire kësaj skuadre”, theksoi ai./abcnews.al