Anglia mund të ketë të katër finalistët e kupave kontinentale, nëse Arsenali dhe Çelsi ia dalin sot në Ligën e Europës. Asnjë shtet nuk ia ka dalë deri më sot.
Do të përsëritet finalja e luajtur 11 vjet më parë.
Liverpul-Totenhem është ndeshja për trofe e gjitha angleze, ashtu siç ndodhi në 2008, kur Mançester Junajtidi u përball me Çelsin, dhe fitoi, por kjo nuk është hera e parë që ndodh.
Klubet spanjolle e kanë bërë tri herë, së fundmi kur Reali mundi Atletikon po pas gjuajtjes së penalltive.
Diçka tjetër mund të ndodhë, ajo që anglezët të kenë të katër finalistët në dy kupat europiane, gjë që nuk ka ngjarë kurrë në histori.
Çelsi dhe Arsenali, dy skuadrat e Londrës, kanë shanse të mëdha për të arritur finalen e Ligës së Europës.
Blutë e trajnerit Mauricio Sarri, po përgatiten për gjysmëfinalen e dytë ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, ndërsa “topçinjtë” e trajnerit Unai Emeri do të luajnë në fushën e Valencias.
Optimizmi është I madh për të dyja londinezet, pasi Çelsi barazoi 1-1 në Gjermani, ndërsa Arsenali fitoi në fushën e tij 3-1 ndaj Valencias.
Kjo, do të thotë se skuadrat angleze mund t’i fitojnë të dy trofetë kontinentalë për klubet.
Nuk do të ishte një risi, sidoqoftë, pasi Spanja e ka bërë në 2014 e 2016, kur Reali fitoi dy herë Championsin, ndërsa Sevilja po dy herë fitoi Ligën e Europës.
/ABC News Albania 24/7