Anglia me mungesa në Prishtinë, dy lojtarë me probleme

schedule11:14 - 16 Nëntor, 2019

schedule 11:14 - 16 Nëntor, 2019

Anglia humbet një lojtar para ndeshjes me Kosovën, që zhvillohet nesër prej orës 20:45. Kombëtarja e “Tre Luanëve” do të zbresë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërkohë që trajneri Gareth Southgate nuk do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve të mbrojtjes.

Joe Gomez ka pësuar një dëmtim në gju dhe e humb sfidën me Dardanët. Gjatë seancës stërvitore ai u përplas me Kieran Trippier dhe stafi teknik po i bën llogaritë pa të.

Veç Gomez, një tjetër lojtar ka probleme. Jordan Henderson është i sëmurë dhe gjithashtu nuk mund të jetë i gatshëm për takimin me Kosovën. Pavarësisht kësaj, Anglia ka alternativa të shumta dhe këto mungesa as që do të ndihen në takimin e nesërm. /abcnews.al