“Anglia më e fortë”, Sheva: Episodet vendosën ndeshjen, më i miri u dëmtua

schedule08:36 - 4 Korrik, 2021

schedule 08:36 - 4 Korrik, 2021

Ukraina luajti për herë të parë në histori një ndeshje çerekfinale në Europian. Djemtë e Andriy Shevchenkos zhvilluan një pjesë të parë pozitive, por në fund u mposhtën 4-0 nga Anglia, që siguroi kalimin në katër ekipet më të mira të Euro 2020.

Trajneri i Ukrainës analizoi disfatën e thellë ndaj “Tre Luanëve” në prononcimin e dhënë për mediat, ku ndër të tjera tha: “Ndeshja u vendos nga episodet. Anglia është shumë më e fortë se ne, por episodet ndikuan.

Ne humbëm qendërmbrojtësin që mund t’u shkaktonte probleme atyre (Kryvtsov). E vërtetë që ndodhi një rënie përqendrimi në goditjet standarte, e paguam shtrenjtë një gjë të tillë.

Ukraina ka zhvilluar një Europian të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe mungesave, kemi zhvilluar një futboll të bukur“, deklaroi Sheva, ish-sulmuesi i madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!