Anglia e kërkonte në mbarë botën për vrasjen, 20-vjeçari shqiptar arrestohet në Lushnje

schedule12:54 - 3 Tetor, 2021

schedule 12:54 - 3 Tetor, 2021

Gledis Mehalla një 20-vjeçar me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje në Britaninë e Madhe, raportohet se është arrestuar nga policia.

Mehalla rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Britania  Madhe ndërsa raportohet se është arrestuar nga komisariati i Lushnjes në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dyshohet se Gledis Mehalla është i përfshirë në vrasjen e një personi të quajtur Tomasz Wag,  bashkë me dy shokët e tij Josif Nushi, 26 vjeç, dhe Mihal Dhana, 27 vjeç.

Për kapjen e 3 të rinjve u dha dhe një shpërblim nga policia angleze, ndërkohë që Mehalla është arrestuar në vendin e tij të lindjes, Lushnje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!