Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia do ta mbrojë titullin/ “Luaneshat” u kualifikuan në finale të Europianit të femrave

schedule12:38 - 23 Korrik, 2025

schedule 12:38 - 23 Korrik, 2025

Kanë kaluar dy vjet, por asgjë nuk është harruar. Anglia mbetet kampionia e Europës në futboll për femra dhe e fitoi të drejtën për ta mbrojtur titullin edhe këtë herë.

Pas triumfit 2-1 ndaj Gjermanisë në prani të mbi 87 000 tifozëve në stadiumin “Wembli” të Londrës, pra në shtëpi, “luaneshat” kaluan një provë tepër të vështirë në “Stade de Genève” të Zvicrës.

Ishin jo më shumë se 26 600 spektatorë në impiantin zviceran, që gjithashtu është numër i rëndësishëm, ndërsa Anglia u vu mjaft në pozitë nga Italia.

Fitoi 2-1, por vetëm me përmbysje dhe me gola të realizuar në ekstrem.

Të Kaltrat, dy herë nënkampione të Europës, kaluan në avantazh në minutën e 33-të me golin e shënuar nga sulmuesja e Juventusit, Barbara Bonansea, dhe më pas u mbrojtën fort përballë favorites absolute.

Italianet e trajnerit Andrea Sonçin ishin shumë pranë realizimit të ëndrrës për t’u kthyer në finalen kontinentale pas 28 viteve, veçse Anglia nuk vodhi asgjë.

Sidoqoftë, rrezikoi shumë pasi barazimi u arrit në minutën e 6-të, dhe të parafundit shtesë, nga zëvendësuesja Miçel Agiemang.

Dominimi i kampioneve të Europës, që janë edhe nënkampione të botës në fuqi, ishte I plotë që pasi Të Kaltrat kaluan në epërsi, dhe u bë dërrmuese me kalimin e minutave.

Gjithsesi, fitorja erdhi vetëm në minutën e 119-të, pra në fund të dy kohëve shtesë.

Heroina ishte ylli kryesor i ekipit, Kloui Kelli.

Gjithsesi, sulmuesja e Arsenalit, që fitoi Championsin këtë sezon përballë Barcelonës, e humbi fillimisht penalltinë pritur nga portieria Xhuliani, e pastaj shënoi po vetë.

Anglia sërish në finale dhe me dominim, me 24 gjuajtje ndaj 11 të Italisë, ndërsa trajnerja Sarina Vigman, do të synojë një tjetër triumf.

Teknikja holandeze me Anglinë u shpall kampione e Europës, fituese e finalisimës ndaj Brazilit dhe nënkampione e botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!