Angli-Gjermani për femra, rekord biletash të shitura

schedule23:13 - 16 Tetor, 2019

schedule 23:13 - 16 Tetor, 2019

Anglia i ka shitur të gjitha biletat për herë të parë për një ndeshje futbolli të femrave. Bëhet fjalë për mitikun ‘Wembley’ i cili do të mbushet plot sipas raportimit nga Shoqata e Futbollit(FA).

Në 9 nëntor 90,000 do të ndjekin miqësoren që Anglia do të luajë kundër Gjermanisë. Kjo do të vendoste një rekord të ri për Mbrëtërinë e Bashkur pasi rekordi është vendosur në Lojërat Olimpike 2012, ku 80,203 spektatorë ndoqën Amerikën që mposhti Japoninë duke fituar medaljen e arit në ‘Wembley’.

Drejtoresha e FA për futbollin e femrave, Sue Campbell është shumë e lumtur dhe këtë nuk e fsheh as në deklaratë e saj për mediat. “Falenderimi im shkon për këdo që ka blerë biletë, për të gjithë ata që na kanë mbështetur gjithmonë. Kjo tregon një progres për vendin tonë dhe një shtysë më e madhe për ‘luaneshat’ tona për të bërë mirë në fushën e lojës”.- mbyll Campbell e buzëqeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!