“Kulla e Xhamisë Koutoubia”, një dhuratë për ish-Presidentin e SHBA Franklin D. Roosevelt, është shitur 11.5 milionë dollarë. Vepra, e cila ishte në pronësi të Angelina Jolie përmban hijet e gjata dhe tonet e ngrohta të perëndimit të diellit në Marok.
Vepra ishte një dhuratë nga Brad Pitt për ish-bashkëshorten e tij në 2011. “Kulla e Xhamisë Koutoubia” është e vetmja pikturë që Churchill bëri midis 1939 dhe 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Churchill vizitoi për herë të parë Marokun në 1935 ku ara në dashuri me cilësinë e dritës.” tha Nick Orchard, kreu i artit modern britanik në Christie’s Londër, ku u zhvillua ankandi. /abcnews.al