Anëtari socialist i Këshillit bashkiak të Elbasanit kërkon dorëheqjen e Sandër Lleshajt

schedule11:14 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 11:14 - 10 Dhjetor, 2020

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Elbasan në radhët e Partisë Socialiste kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Saimir Xhemali, mjek pranë qendrës spitalore Xhaferr Kongoli në Elbasan thotë se minimumi që mund të bëjë Sandër Lleshaj në këtë momente është të heqë dorë nga posti.

“Minimumi është dorëheqja e Ministrit të Brendshëm. Është një akt minimalisht dhe njëkohësisht burrëror në qoftë se je burrë. Është minimumi për të ç’tensionuar situatën. Në qoftë se je burrec mos e jep”, shkruan Xhemali./mv.abcnews.al

Statusi i Saimir Xhemalit

Lista e anetareve te keshillit bashkiak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!