Anëtari kroat i presidencës së Bosnjes: Kosova është shtet i pavarur

schedule11:50 - 11 Tetor, 2018

schedule 11:50 - 11 Tetor, 2018

Zheljko Komshiç, anëtari kroat i presidencës së Bosnje e Hercegovinës i sapo zgjedhur në këtë post u shpreh se sipas tij Kosova është një shtet i pavarur dhe vendi i tij duhet ta njohë sa më shpejt atë.

Anëtari i sapo zgjedhur i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç deklaroi se Kosova është shtet i pavarur dhe se dëshiron që vendi i tij të njohë pavarësinë e saj.

Më tej, Komshiç shtoi se shpresonte që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në mënyrë miqësore. Por për sa i përket njohjes së pavarësisë nga vendi i tij ai sheh si pengesë kryesore anëtarin serb të presidencës, Milorad Dodik.

I pyetur nga gazetarët për idenë e korrigjimit të kufijve në Ballkan, ai tha se nëse do fliste për vendin e tij, kjo do të ishte një ide e rrezikshme që krijon precedentë. Ndërsa për Serbinë dhe Kosovën ai theksoi se nuk mund të fliste për hir të Beogardit dhe Prishtinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!