Anëtari kroat dhe mysliman i presidencës boshnjake bojkotojnë Lavrov

schedule09:06 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 09:06 - 17 Dhjetor, 2020

Vizita në Bosnje e Hercegovinë e ministrit rus të jashtëm Sergei Lavrov u bojkotua nga anëtari kroat dhe musliman i presidencës tripalëshe; duke konfirmuar dhe njëherë më shumë se sa të ndjeshme janë në vendin ballkanik pasojat e luftës civile të përfunduar 25 vjet më parë.

Në ditën e dytë të vizitës Lavrov duhej të takohej me të tre anëtarët e presidencës boshnjake por vetëm servi Milorad Dodik u prezantua në takim. Muslimani Szaferovic dhe kroati Komsic, dezertuan takimin.

Komsic u shpreh se me gjithë respektin për Federatën ruse, që është një vend i madh, dhe respektin për ministrin Lavrov, ai nuk do të pranojë që vendi të bëhet një buton rus në luftërat në Ballkan dhe në konfliktet me vendet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Ai shtoi se shpresonte që qëndrimi i tij të kuptohej dhe pranohej.

Ndryshe nga Dodik, qëndrimi filorus i të cilit dihet, Dzaferovic e Komsic kritikoi vendimin e Lavrov që të fillonte vizitën jo nga Sarajevo, kryqyteti, por nga entiteti serb që në Bosnje e Hercegovinë ka një autonomi të gjerë.

Në Beograd, mëngjesin e së martës Lavrov vendosi një kurorë me lule në një moment për të rënët në luftën e parë botërore, së bashku me presidentin serb Vucic.

Vizita e Lavrov ishte në të njëjtën ditë me 25 vjetorit të marrëveshjes për paqe të Dejton, që i dha fund katër viteve luftë pas shpërbërjes së ish Jygosllavisë. Marrëveshja u mbështet shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parashikonin një zgjidhje të pjesshme për Bosnjen, me një federatë kroate muslimane dhe një entitet serb. Por nuk pëlqyen një situatë politike dhe institucionale të ndarë mes tre etnive të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!