Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Hoxha: Jam 100 përqind “pro” primareve

schedule14:10 - 25 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 25 Tetor, 2022

Zhvillimet e aktualitetit dhe zhvillimet e brendshme në PD janë diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. I pranishëm në studio ishte anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Lisandër Hoxha, i cili është shprehur në mbështetje të plotë të primareve.

Sipas tij ‘primaret’ janë një mekanizëm shumë serioz që mund ti sigurojë fitoren e PD dhe ato sigurojnë një hapje të plotë të PD. Për Lisandër Hoxha përballë kemi një qeveri që vjedh zgjedhjet, që është certifikuar nga raportet e ndërkombëtarëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Lisandër Hoxha shpjegoi dhe mekanizmin me anë të të cilit do të votojnë dhe ‘simpatizantët’. Sipas tij simpatizantët e PD janë të regjistruar në një listë, kanë të drejtë vote dhe plotësojnë një formular, marrin një kupon me anë të të cilit arrijnë që të votojnë gjatë zhvillimit të primareve.

Për Lisandër Hoxhën ‘primaret janë një gjë jetike për PD, ka njerëz që nuk i duan primaret, mjafton ti dojë kryetari i partisë dhe janë të gjithë jetën në politikë, por për të ndryshuar këtë gjë, duhen primaret’.

Madje për Lisandër Hoxhën, PD nuk i mjaftojnë as 44 mijë anëtarë, sepse është një forcë politike që ka marrë 800 mijë vota. Pwr tw  garat janë gjithmonë të mira, dhe i kanë sjellë Shqipërisë demokraci.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!