Anëtarët e grupit të “Shullazit” i kërkojnë doreheqjen, si përgjigjet gjyqtarja

schedule14:44 - 18 Qershor, 2019

schedule 14:44 - 18 Qershor, 2019

Seanca në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda për grupin e Emiljano Shullazit ka dështuar sërish. Gilmando Dani, i ka kujtuar gjyqtares Albana Boski se ajo duhet që të japi dorëheqjen duke qene se ka gjykuar çështjen e “Hotel Vollgës” në Durrës, ashtu siç kanë bërë edhe shumë kolegë të tjerë të saj.

Gjyqtarja Albana Boksi, që më short është caktuar edhe kryesuese në këtë proces, i ktheu përgjigje Danit duke i thënë “Faleminderit për paralajmërimin”. Seanca duhet që të shtyhej pas Apeli i Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për përjashtimin e Saida Dollanit nga trupi gjykues.

Pasi ky i fundit e kishte ngritur padi më herët për Dollanin duke e akuzuar për shkelej proceduriale.  Seanca është shtyrë për në datën 24 Qershor, në orën 11:00 pasi KLGJ akoma nuk ka caktuar gjyqtarin e tretë në këtë çështje.

Pritet që Apeli për Krime të Rënda të shqyrtoj kërkesën për përjashtimin e Albana Boksit. Në këtë seancë mungonin edhe avokatët e caktuar kryesisht./ABC News Albania 24/7