Anëtarët e FSB dhe Wagner kërkuan azil politik në Francë: Do dëshmojnë si pjesë e hetimit për krimet e luftës ruse në Ukrainë

schedule10:35 - 15 Tetor, 2022

schedule 10:35 - 15 Tetor, 2022

Një anëtar i Shërbimit Sekret Rus (FSB) dhe një anëtar i organizatës mercenare Wagner kanë kërkuar azil në Francë, sipas mediave ruse dhe gazetës së pavarur ruse “The Insider”.

Dy burrat që kërkuan azil dhe mbërritën me të njëjtin aeroplan në Francë thuhet se do të dëshmojnë si pjesë e hetimit për krimet e luftës ruse në Ukrainë.

Aktivisti rus i të drejtave të njeriut Vladimir Usyskin, themeluesi i uebsajtit kundër korrupsionit dhe kundër torturës Gulagu.net, tha se të dy burrat do të dëshmonin gjithashtu për korrupsionin brenda FSB dhe Wagner.

Oficeri i FSB-së, sipas të njëjtave burime, ka informacione të brendshme shumë të rëndësishme për dokumentet që lidhen si me pushtimin e Ukrainës, ashtu edhe me zhvillimet e fundit në departamentin e kundërzbulimit dhe ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Sipas Ushyskin, në muajt e fundit edhe zyrtarë të tjerë arritën të largoheshin nga Rusia dhe të kërkonin azil./Abcnews.al/