Mes 10 anëtarëve të Byrosë së Kuvendit që kanë votuar për të “nxjerrë” gazetarët nga Kuvendi në sesionin e ardhshëm parlamentar, vetëm kreu i kuvendit Gramoz Ruçi do të jetë deputet në mandatin e ardhshëm.
Ndërsa 9 të tjerët nuk kanë arritur të fitojnë një mandat deputeti ose nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 Prillit. Pjesë e Byrosë që kanë votuar pro këtij vendimi, veç Ruçit janë Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Myslim Murrizi, Vasilika Hysi, Vilma Bello, Alban Zeneli, Ervin Bushati dhe Nimet Musai.
Ndryshimi në rregulloren e institucionit kufizon gazetarët duke i penguar që të bëjnë punën e tyre. Me vendimin e fundit të Byrosë, media nuk lejohet që të bëjë detyrën, por i serviren vetëm materialet që vendos Kuvendi. /mv.abcnews.al