Anëtarësimi evropian i Maqedonisë së Veriut, Radev: Bullgaria nuk vendos kushte të reja

schedule13:52 - 30 Qershor, 2023

schedule 13:52 - 30 Qershor, 2023

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar së fundmi se Bullgari nuk do të vendosë kushte të reja për anëtarësimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ndër të tjera theksoi se nga Shkupi kërkohet t’i përmbushë obligimet tashmë të marra, të përcaktuara në kornizën e negociatave.

“Ne nuk mund të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme evropiane me gjuhën e urrejtjes, me falsifikime dhe fyerje ndaj bullgarëve në tekste, me mospublikimin e arkivave të shërbimeve për persekutimin e bullgarëve në Maqedoni dhe mungesën e rehabilitimit të viktimave të pafajshme me diskriminim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se si vend i BE ato do të jenë në mbëhstetje të vlerave dhe parimeve evropiane.

“Nëse jemi një vend i përgjegjshëm anëtar i BE-së, nuk mund të heqim dorë nga këto qëndrime dhe do të vazhdojmë të shpjegojmë, të thërrasim institucionet evropiane, të gjithë liderët evropianë. Ne nuk do të lejojmë një zëvendësim të tillë të vlerave dhe parimeve evropiane”, tha presidenti bullgar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!