Anëtarësimi në BE, kancelari gjerman pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor

schedule12:22 - 19 Maj, 2022

schedule 12:22 - 19 Maj, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë  Ballkanin Perëndimor përpara samitit të Këshillit Europian muajin e ardhshëm, shkruan Aljzaeera.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë përfshirë tashmë në procesin e reformave shumëvjeçare, tha Scholz përpara ligjvënësve në Berlin të enjten.

“Angazhimi ndaj këtyre vendeve nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, tha ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, përfshirë Rusinë.

Scholz ka bërë vazhdimisht thirrje që të përshpejtoheshin përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në, mes të një epoke të re për shkak të luftës në Ukrainë.

Rikujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së në një samit në Slloveni  përsëritën “angazhimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit” në një deklaratë që zhgënjeu gjashtë kandidatët për anëtarësim në BE, të cilët kishin shpresuar për një afat konkret.

Kancelari gjerman tha të enjten se do të marrë pjesë në samitin e BE-së në fund të majit “me mesazhin e qartë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!