Anëtarësimi i Suedisë e Finlandës, Stoltenberg: Do t’i trajtojmë shqetësimet e Turqisë

schedule21:54 - 23 Maj, 2022

schedule 21:54 - 23 Maj, 2022

Javën e kaluar, Finlanda dhe Suedia paraqitën ofertën e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, një veprim i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Por kjo është diçka që Turqia e kundërshton ndërsa lideri i saj Rexhep Erdogan që thotë se dy vendet nordike as nuk duhet të marrin mundimin të dërgojnë delegacione për të bindur Ankaranë.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur në HARDtalk të BBC-së se ai ka besim se aleanca do të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e Turqisë.

Po ashtu, Stoltenberg u shpreh kur u pyet, se do të jetë në dorën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të vendosë nëse presidenti rus Vladimir Putin është kriminel lufte apo një  “arkitekt i gjenocidit”. /abcnews.al/