Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, reagon ministri i brendshëm serb

schedule11:47 - 23 Tetor, 2018

schedule 11:47 - 23 Tetor, 2018

Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Interpol ka vënë në alarm Beogradin zyrtar. Ministri i Brendshëm serb Stefanoviç u shpreh se nëse një gjë e tillë ndodh atëherë do të ishte një katastrofë për të gjithë.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, tha se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Stefanoviç shtoi se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton. Ministri i jashtëm serb paralajmëroi se një gjë e tillë do të përbënte precedent, dhe do të binte në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit.

Stefanovic shtoi se nëse Kosova do të anëtarësohet në Interpol do të ishte thjesht një vendim politik, i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha vendet anëtare të botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!