Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë, PS dërgon në Kuvend protokollin e NATO-s

schedule15:56 - 6 Korrik, 2022

schedule 15:56 - 6 Korrik, 2022

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën që do të zhvillohet nesër në Kuvend. PS kërkon që të përfshihen dy projektligje për ratifikimin e protokollit të NATO-s për aderimin e Finlandës dhe Suedisë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se PS ka miratuar sot të dyja protokollet, ndërsa tani kërkon ta miratojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Në kërkesën e depozituar nga kreu i grupit Tauant Balla kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO disa ditë më parë, ndërsa 30 vendet anëtare të aleancës ushtarake duhet ta miratojnë protokollin në parlamentet e tyre. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!