Anëtare e organizatës terroriste RAF/ Arrestohet 65-vjeçarja, prej dekadash ishte në kërkim

schedule14:09 - 27 Shkurt, 2024

schedule 14:09 - 27 Shkurt, 2024

Policia gjermane arrestoi në Berlin 65-vjeçaren Daniela Klette, një anëtare e gjeneratës së tretë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF), e njohur edhe si organizata Baander-Meinhof.

Daniela Klette i ka shpëtuar arrestimit prej dekadash. Daniela Klette, së bashku me partnerët e saj Burkhard Gerweg dhe Essent-Föhler Staub akuzohet për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999-2016.

Daniela Klette konsiderohet e dyshuar së bashku me Burkhard Gerëeg dhe Essent-Föhler Staub, bazuar në analizat e ADN-së, për një seri grabitjesh të armatosura të supermarketeve dhe pastrim parash në North Rhine-Ëestphalia dhe Saksonia e Ulët.

RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve dhe plagosjen e të paktën 200. Staub, Klette dhe Garweg i përkisnin gjeneratës së tretë të RAF, e cila ishte aktive në vitet 1980 dhe 1990.

Anëtarët e gjeneratës së tretë besohet se kanë vrarë kreun e Deutsche Bank Alfred Herrhausen dhe Treuhand, agjencia e ngarkuar me menaxhimin dhe privatizimin e aseteve shtetërore në Gjermaninë Lindore.

Në vitin 1998, një deklaratë e nënshkruar nga RAF, dërguar Reuters, shpalli shpërbërjen e organizatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!