Anestezi – Reanimacioni, shtohen kuotat në Universitetin e Mjekësisë

schedule15:29 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 15:29 - 2 Dhjetor, 2022

Anestezi -reanimacioni është një ndër specializimet më të kërkuara në fushën e mjekësisë në Shqipëri dhe Europë.

Për të plotësuar nevojat e vendit përballë fenomenit të largimit të bluzave të bardha, në Universitetin e Mjekësisë janë shtuar kuotat për këtë specialitet.

Specializimi zgjat katër vjet ndërsa për përgatitjen e mjekëve në vend Presidenti i Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve Saimir Kuçi flet me arritjet në QSUT.

Anestezistë dhe reanimatorë të huaj dhe nga vendi u mblodhën në Tiranë për të diskutuar rreth sfidave që nxorri në pah pandemia e Covid 19.

Në konferencën që do të zhvillohet përgjatë dy ditëve do të prezantohen 100 punime shkencore./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!