Anësori i Real Madrid nuk do rinovojë, Milani e Napoli në garë

schedule09:20 - 5 Mars, 2021

schedule 09:20 - 5 Mars, 2021

Milani kërkon një anësor të djathtë dhe deri më tani Thauvin i Marseille ka qenë alternativa më e lakuar në media. Gjithsesi ka edhe emra të tjerë dhe një prej tyre është Lucas Vazquez i Real Madrid.

29-vjeçari pritet të largohet nga Real Madrid në verë. Ai nuk dëshiron të rinovojë dhe kështu në garë për të janë dy klube italiane, sikurse raporton Cadena Cope.

Milani do të duhet të duelojë me Napolin për shërbimet e Vazquez. Ndoshta kuqezinjtë do të mundohen ta bindin anësorin përmes Brahim Diaz, të cilin italianët e kanë huazuar këtë sezon nga Reali. /abcnews.al