Mesfushori, Jesse Lingard, e ka hedhur poshtë ofertën e Manchester Unitedin për vazhdimin e kontratës.
Besohet se anglezi është i shqetësuar për mundësitë që do t’i ofrohen për të luajtur këtë sezon, veçanërisht tani pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, teksa sulmi është i mbipopulluar.
Ai sezonin që lamë pas ishte i huazuar te West Ham, ndërsa kishte oferta për t’u larguar këtë verë, madje West Ham në veçanti bëri përpjekje për ta kthyer në klub.
Ndërkohë, ai këtë sezon ka luajtur vetëm katër minuta, dhe me Ronaldon titullar ai pritet të ngrohë stolin ose të largohet gjatë merkatos së janarit. /abcnews.al/