Anësori i Lazio i vetëofrohet “Zikaltërve”, Inter ka dy kushte për “pistonin” italian

schedule21:16 - 1 Qershor, 2024

schedule 21:16 - 1 Qershor, 2024

Që prej mbërritjes së kroatit, Igor Tudor në stolin e Lazio, “fantazisti” italian, Manuel Lazzari ka humbur venëdin e titullarit, pasi nuk gëzon besimin e trajnerit dhe po mendon largimin gjatë merkatos së verës, me anësorin 31-vjeçar që i është ofruar “Zikaltërve” të Inter nëpërmjet agjentit të tij, aty ku do të gjente tekniku Simone Inzaghi, trajner që e mori edhe te kryeqytetasit disa sezone më parë.

Mediat italiane bëjnë me dije se momentalisht janë zhvilluar vetëm bisedime paraprake, pasi në kampin “Zikaltër” e pëlqejnë jo pak anësorin, por para se të hedhin hapa konkretë duhet të plotësohen dy kushte.

I pari lidhet me të ardhmen e holandezit Denzel Dumfries, që nuk ka rinovuar ende dhe tek Inter shpresojnë që ta shesin për një çmim prej 25-30 milionë eurosh për të mos e humbur me parametra zero dhe nëse Dumfries rinovon kontratën, ose nuk shitet dot, atëherë te Interi nuk kanë nevojë për një tjetër futbollist në krahun e djathtë.

Ndërkaq, kushti tjetër është që vetë Lazzari të negociojë me Claudio Lotito, për të ulur pretendimet, pasi tek Inter nuk kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 8-10 milionë euro për një futbollist me 31 vite mbi supe. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!