Andrea Pirlo rikuperon dy titullarë, sulmi bardhezi “flakë” ndaj Milanit

schedule09:16 - 7 Maj, 2021

schedule 09:16 - 7 Maj, 2021

Juventusi vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës ndaj Milanit. Bardhezinjtë presin në Torino ekipin e Piolit të dielën në mbrëmje (20:45), sfidë e tepër e rëndësishme për të dy ekipet, që ndodhen në garë për një biletë në Champions League.

Andrea Pirlo ka rikuperuar dy titullarë për përballjen e zjarrtë. Federico Chiesa ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të shkëlqejë sërish ndaj kuqezinjtë, të cilëve u shënoi dy gola në triumfin 1-3 të fazës së parë.

 

Chiesa dhe Morata duke festuar një gol me Juven

Ish-lojtari i Fiorentinës ka munguar në tre takimet e fundit në kampionat, por do synojë t’i japë një marsh më shumë ekipit të Andrea Pirlos. Gati për Milanin është edhe Alvaro Morata, i cili, njësoj si Chiesa, është stërvitur me skuadrën ditën e djeshme. /abcnews.al