Pas 7 vitesh në Torino, e ardhmja e Andrea Belottit (28 vjeç) duket se çdo ditë e më shumë largohet nga skuadra e Granata-s.
Me përfundimin e kontratës së tij në fund të këtij sezoni, ai ka vendosur të mos e vazhdojë aventurën e tij në skuadrën torineze, megjithëse do të vazhdojë në Serinë A.
Siç raporton Rudy Galetti, duke cituar avokatin Emiliano Nitti, sulmuesi italian ka zgjedhur Milanin si destinacionin e tij të radhës.
Në San Siro, Belotti do të ketë konkurrencën e një linje sulmi të përbërë nga dy veteranë si Olivier Giroud (35 vjeç) dhe Zlatan Ibrahimovic (40 vjeç). /abcnews.al/