Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Andia Ulliri kërkon mandatin/ “Kuota gjinore”, kandidatja e PD pretendon mandatin e Ndojës

schedule10:12 - 30 Korrik, 2025

schedule 10:12 - 30 Korrik, 2025

KAS shqyrton ankimimin e Andia Ullirit që të marrë mandatin e Arjan Ndojit.

Sipas Ullirit, pjesa e hapur dhe e mbyllur janë të dyja të të njëjtës listë të kandidatëve të PD dhe asaj i takon mandati si pjesë e kuotës gjinore.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara.

Por në shkresën drejtuar anëtarëve të KAS, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa thote se kryekomisioneri i ka interpretuar gabim dispozitat e kodit zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës ku përcaktohet qarte se 1 në 3 deputete I përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.

Sefa thotë se kodi zgjedhor e përcakton qartë se kemi të bëjmë me një listë unikale, e cila përbehet nga dy pjesë, kandidatet në renditje të fiksuar dhe ato që I nënshtrohet votimit parapëlqyes.

Në rast se kërkesa e saj do të rrëzohet edhe nga KAS, Ulliri ka paralajmëruar padi në kolegjin zgjedhor, çka do të shtynte në kohë edhe certifikimin përfundimtar të 11 majit, pasi Komisioni Rregullator duhet të presë verdiktin përfundimtar jo vetëm për të por edhe per mandatin e vetëm të “Shqipëria Behet.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!