Andi Bejtja rrëfen në “Refleksione” se i kujt është faj për tranzicionin dhe kur mbaron ai

schedule21:40 - 12 Janar, 2021

schedule 21:40 - 12 Janar, 2021

Andi Bejtja, gazetari dhe drejtuesi i shumë medieve të rëndësishme në vend, ka bërë një koment se çfarë quan ai tranzicion dhe kur mbaron ai.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja theksoi se ai tranzicionin do e quaj të mbaruar në Shqipëri, kur në një farë mënyre të stopohet ky emigrim masiv.

Gazetari theksoi se sot nuk gjen një prind shqiptar i cili nuk ka dëshirë ta çojë ose shkollojë fëmijën e tij jashtë shtetit.

Bejtja sqaroi se të gjitha forcat politike, nuk kanë përcaktuar asnjëherë prioritetet e këtij vendi, nuk kanë një objektiv. Ndaj detyrohen që prioritetet të ndryshojnë çdo katër vjet.

Faji kryesor i kësaj gjendje që ndodhet Shqipëria, i këtij tranzicioni të pambarimtë është politika, por jo vetëm. Por çfarë do të thotë mbarim i tranzicioni.

Mbarimi i tranzicionit ka disa parametra, kryesisht janë ekonomik, të cilat lidhen me taksat, parametrat ekonomik të veçantë, të cilat kur plotësohen mund të quhet se tranzicioni ka mbaruar.

Unë në Shqipëri tranzicionin do e quaj të mbaruar, kur në një farë mënyre të stopohet ky emigrim masiv. Ajo është pasqyra më e mirë ku tranzicioni shqiptar shikon veten. Sot nuk gjen një prind shqiptar i cili nuk ka dëshirë ta çojë ose shkollojë fëmijën e tij jashtë shtetit. Gjeni një prind që dëshiron që fëmija e tij t’i kthehet në Shqipëri.

Tranzicioni lidhet edhe me diçka tjetër, kemi 30 vjet që politika Shqiptare, të gjitha forcat politike, nuk kanë përcaktuar asnjëherë prioritetet e këtij vendi, nuk kanë një objektiv. Ndaj detyrohen që prioritetet të ndryshojnë çdo katër vjet.

Gjithë buxheti i Shqipërisë është një thes që ndahet në mënyrë parazitare në seksionet përkatëse,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!