Andi Bejtja në “Refleksione”: Është pasuri të jetuarit në 2 apo 3 sisteme politike

schedule21:36 - 12 Janar, 2021

schedule 21:36 - 12 Janar, 2021

Gazetari i njohur Andi Bejtja deklaron se është një pasuri e rrallë për njeriun kur ai ka jetuar në dy apo tre sisteme të ndryshme politike.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja sqaroi se në sa më shumë dritare ta shikosh botën aq më mirë është. Deklaratat e gazetarit u bënë pasi ai dëgjoj një prononcim të shkrimtares dhe përkthyeses Diana Çulit e cila foli për ndjesitë e njeriut kur jeton në dy kohë.

Bejtja theksoi se ka shumë njerëz të cilët deklarojnë se kanë pasur një fëmijëri shumë më të mirë në kohën e komunizmit.

“Nga pikëpamja personale, historike, po e theksoj më shumë, intelektuale është një pasuri të jetuarit në dy sisteme apo edhe tre. Sepse në sa më shumë dritare ta shikosh botën aq më mirë është.

E vërtetë që komunizmi të metën më të madhe kishte mungesën e lirisë dhe gjithashtu është e vërtetë që s’mund të krahasohen dy sistemet.

Megjithatë sot mbas 30 vitesh vijnë vetvetiu. Ka njerëz që thonë se fëmijërinë e kemi kaluar më mirë në komunizëm dhe kjo mund të jetë e vërtetë pasi fëmija nuk është koshient për lirinë dhe krahasimi i një fëmije sot me atë në komunizëm një prindi mund t’i duket komunizmi më i mirë.

Edhe si pensionist, por si rini nuk bëhet fjalë që ka qenë më e mirë sesa kapitalizmi. Sidoqoftë do të ritheksoj se ne nuk kemi pasur një komunizëm të mirëfilltë,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!