Andi Bejtja: Amerika duhet parë me dashuri, por ndonjëherë edhe me syzet e duhura

schedule22:20 - 12 Janar, 2021

schedule 22:20 - 12 Janar, 2021

Gazetari i njohur dhe njëkohësisht ish drejtuesi i shumë medieve në Shqipëri,  Andi Bejtja deklaron se Amerika duhet parë me dashuri. Por gjithashtu gazetari thekson ndonjëherë edhe me syzet e duhura.

Bejtja tha se që Amerika do mbetet gjithmonë aleatja kryesore e Shqipërisë në këtë rrugë.

Ndër të tjera, gazetari tërhoqi vëmendjen se mund të ndodhin edhe fenomene të tilla si ndarja e Kosovës, e cila do sjelli probleme shumë të mëdha në Ballkan.

Nuk diskutohet që Amerika do mbetet gjithmonë aleatja kryesore e Shqipërisë në këtë rrugë, por megjithatë nuk duhet t’i mbyllen sytë nga dashuria e madhe që kemi për Amerikën.

Le të shikojmë fenomenin e ardhjes së Trumpit në Amerikë, mund të ndodhin edhe fenomene të tilla si ndarja e Kosovës, e cila do sjelli probleme shumë të mëdha në Ballkan. Prandaj Amerika duhet parë me dashuri, por me syzet e duhura,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”.

Kujtojmë se Bejtja është njohës shumë i mirë i politikës ndërkombëtare. Andi Bejtja është i vetmi gazetari i Shqipërisë që ka intervistuar një president Amerikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!