“Andaluzianët” në krizë, Sevilla e detyruar të shesë pjesën më të madhe të lojtarëve

schedule20:16 - 30 Qershor, 2023

schedule 20:16 - 30 Qershor, 2023

Pavarësisht se arritën të përmbysnin një sezon të dështuar, duket triumfuar në finalen e UEFA Europa League, ndaj “verdhekuqve” të Roma, “andaluzianët” e Sevilla po kalojnë një krizë të vërtetë financiare e për këtë arsye të gjithë lojtarët janë në listën e transferimeve.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, klubi ka një borxh prej 90 milionë euro dhe mesa duket një ose dy shitje nga radhët e “andaluzianëve” nuk do të mjaftonte për të rregulluar bilancet.

Më tej, thuhet se shitja e lojtarëve ishte dhe arsyeja që Drejtori sportiv, Monchi u largua nga spanjollët drejt anglezëve të Aston Villa, pasi spanjolli nuk donte të shihte pjesën më të madhe të formacionit të largohet.

Ndërkaq, duhet kujtuar se pavarësisht kësaj krize që ka kapluar spanjollët dhe kampionatit të mbyllur në vendin e 11-të të renditjes, Sevilla arriti të kualifikohej për në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm të UEFA Champions League pasi fitoi trofeun e Europa League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!