Formacioni i karrierës, babaxhani Carlo Ancelotti lë jashtë dy yje

schedule13:39 - 5 Korrik, 2020

schedule 13:39 - 5 Korrik, 2020

Trajneri aktual i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka përzgjedhur formacionin më të mirë që ai ka drejtuar. Italiani ka drejtuar ekipe në pesë kampionatet kryesore në Europë, ku ka fituar pothuajse gjithçka në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.

Në njëmbëdhjetëshen e tij më të mirë dominojnë lojtarët nga Milani, ku nuk mungojnë emra si Kaka, Pirlo, Maldini, Cafu apo dhe Shevchenko. Gjithashtu janë dhe dy lojtarë nga koha e tij tek Juventusi, ku është Buffon në portë dhe i madhi Zinedine Zidane.

Nuk mungojnë dhe Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, të cilët kanë punuar me Don Carlon tek PSG-ja. Ndërsa nga periudha e tij tek Chelsea, ai ka përzgjedhur dyshen londineze John Terry-Frank Lampard.

Ajo që bie në sy është mungesa në formacion e Cristiano Ronaldos, me Ancelotti fitoi gjithçka me portugezin në Madrid. Jashtë ka mbetur dhe Nesta, i cili ka shkëlqyer me Milanin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!