Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, është në presion të madh, pasi rezultatet po mungojnë. Edhe sot, Napoli i Ancelotti u mposht me rezultatin 1-2 nga Bologna dhe kjo ndeshje mjaftoi që Don Carlo të shpërthejë kundër lojtarëve të tij:
“Ky moment negativ po zgjat shumë! Mund të ishte e pranueshme më parë, por tani po del jashtë kontrolli. Në këto momente, trajneri merr përgjegjësitë, por nesër duhet të përballem me skuadrën për të kuptuar se çfarë nuk shkon.
Po, e ndjej besimin e skuadrës, ashtu si dhe të bordit drejtues. Nuk dua t’i marr unë të gjitha përgjegjësitë, lojtarët të shohin mirë veten në pasqyrë dhe të kuptojnë pse e veshin fanellën e Napolit”, përfundoi Ançeloti./abcnews.al