Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kritikuar UEFA-n dhe FIFA-n. Arsyeja ishte kalendari shumë i zënë.
“Shumë stresues, shumë ndeshje. Duhet të monitorojmë shëndetin e lojtarëve, sepse ata janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por të gjithë mendojnë vetëm për veten e tyre: liga mendon për veten, federata mendon për veten, UEFA mendon për veten, FIFA mendon për veten. Është e keqe për futbollin. Nuk është e drejtë. Diçka duhet të ndryshojë”, u tha Ancelotti gazetarëve gjatë një konference për shtyp të premten. /G.D abcnews.al/