Everton-Tottenham përfundoi në barazim 2-2 mbrëmjen e kaluar. Një ndeshje e bukur dhe plot emocione, teksa Gylfi Sigurdsson dhe Harry Kane realizuan nga një dygolësh.
Trajneri i ekipit nga Liverpuli, Carlo Ancelotti vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, duke e cilësuar si një nga ndeshjet më të bukura të sezonit në “Goodison Park”.
“Zhvilluam një ndeshje të bukur. Me shumë mundësi ishte ndeshja më e bukur që kemi luajtur këtë sezon në fushën tonë, ishim agresivë, por nuk kishim fatin me vete.
Kryem disa gabime fatale. Dënohesh kur i bën këto gabime përballë Harry Kane. Rezultati është zhgënjyes, por performanca jonë nuk ishte aspak e tillë.
Objektivi Europë? Është e vështirë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë fort. E kemi mundësinë për të luajtur në vijim sërish si ndaj Tottenham“, deklaroi Ancelotti. /abcnews.al