Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ancelotti nuk “heq” dorë nga “Copa del Rey”: Nuk do të dorëzohemi, nuk është hera e parë që jemi në disavantazh

schedule19:22 - 3 Mars, 2023

schedule 19:22 - 3 Mars, 2023

Real Madrid dështoi të triumfonte në aktin e parë të gjysmë-finaleve, të “Copa del Rey”, teksa humbi me rezultatin minimal 0 me 1, ndaj “katalansave” të Barcelona, në “Santiago Bernabeu”, duke zhgënjyer jo pak tifozët e gjithë bordin drejtues.

Mirëpo, i vetmi që nuk është i “mërzitur” nga rezultati, duket të jetë tekniku italian i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që tha në konferencën për shtyp se për madrilenët nuk është hera e parë që gjenden në disavantazh, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

“Nuk arritëm të siguronim rezultatin që donim, por performanca e skuadrës na mbush plot besim për ndeshjen e kthimit. Duhet të përsërisim këtë lojë edhe në Barcelonë. Ata qëndruan mbrapa, u mbrojtën shumë mirë, por ne nuk i lejuam të zhvillonin futbollin që donin të luanin. Kjo është sigurisht një meritë dhe një ogur i mirë për sfidën në ‘Camp Nou’.

E nisëm dhe e përfunduam mirë ndeshjen, por paguam një gabim individual. Jemi të kënaqur, nuk është kurrë e lehtë të kontrollosh ndeshjen ndaj një kundërshtari si Barcelona. Duhet të kthejmë rezultatin, por nuk është hera e parë që na ndodh. Pres të njëjtin intensitet në takimin e kthimit. Duhet të krijojmë më shumë raste për gol. Barcelona do të luajë ndryshe në fushën e vet”,- tha në fjalën e tij, tekniku italian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!