Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ancelotti: Nuk dua të përballem me Milanin në çerekfinale, por në finale

schedule09:23 - 16 Mars, 2023

schedule 09:23 - 16 Mars, 2023

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur pas kualifikimit në çerekfinale të Champions League pasi fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Liverpool, duke i eliminuar anglezët e duke i dërguar në ishull.

“Ne luajtëm mirë, nuk u mbrojtëm shumë. Ne luajtëm lojën që donim të luanim. Liverpool është një klub zotëri. Ata bënë homaxhe për Amancio dhe ishte gjest shumë i mirë prej tyre. Me këtë përballemi në çerekfinale? Nuk e di, por Milanin do ta doja në finale, jo në çerekfinale.

Guardiola thotë se ne jemi favoritë? Nuk ka shumë rëndësi. Ekipi i tij shënoi 7 gola ndaj Leipzig, kështu që nuk dihet favoriti. Do të duhet të vuajmë në çerekfinale dhe nëse shkojmë në gjysmëfinale, përsëri do të vuajmë”, është shprehur trajneri italian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!