Ancelotti nuk dramatizohet pas barazimit me Villarrealin: La Liga është gjithmonë e komplikuar

schedule19:25 - 12 Shkurt, 2022

schedule 19:25 - 12 Shkurt, 2022

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka analizuar në mikrofonat e Movistar barazimin pa gola ndaj Villarrealit.

Këto janë fjalët e tij të raportuara nga Marca: “Ne ishim pak të pafat: goditëm dy herë traversën dhe pati disa pritje të mira nga portieri kundërshtar.

Rikthimi i Bale në fushë pas gati gjashtë muajsh? Ai luajti mirë, e pyetëm për gjërat që i bëri mirë, sidomos në pjesën e dytë: kishte raste, por ishte i pafat. Situata në ligë? La Liga është gjithmonë e ndërlikuar, është për të gjithë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!