Ancelotti në “lëvizje”, 5 herë “Kampionët e Botës” kërkojnë “strategun” italian

schedule19:51 - 9 Shkurt, 2023

schedule 19:51 - 9 Shkurt, 2023

Që pas largimit të Tite, nga stoli i “seleçaos”, Federata Braziliane e Futbollit po vuan për gjetjen e një trajneri të ri, mirëpo ditët e fundit Kombëtarja 5 herë fituese e Kupës së Botës, duket se ka gjetur “strategun” perfekt për të arritur trofeun e shumë munguar nga tifozët “sambas” magjike.

Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, drejtuesit e Federatës do të ishin mëse të lumtur të prisnin deri në qershor për emërimin e trajnerit të ri, nëse ai do të ishte Carlo Ancelotti, me të cilin negociatat po vazhdojnë.

Mediat raportojnë se një takim mes Presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues dhe presidentit të Real Madrid, Floreninto Perez ishte planifikuar për këtë muaj me objektiv gjetjen e një zgjidhjeje për kontratën e teknikut italian, me “galaktikët” e Madridit. /i.m /abcnews.al