Carlo Ancelotti është një idhull i tifozëve të Milanit. Si futbollist dhe trajner fitoi gjithçka me kuqezinjtë, teksa prej dhjetorit të vitit 2019 drejton Everton në Premier League.
Trajneri italian ka zbuluar një prapaskenë interesante në rrëfimin për Radio Deejay. I vogël ishte tifoz i Interit dhe në një moment ishte shumë afër uljes në stolin zikaltër. Në fund edhe një koment për futbollin e sotëm.
“Nuk kisha nisur akoma të punoja si trajner i parë dhe Moratti (ish-presidenti i Interit) më ftoi në zyrën e tij. Punoja si ndihmës i Arrigo Sacchit te Italia. Ishte hera e parë dhe e fundit që më ftonte Interi.
Deri në moshën 13-14 vjeçare kam qenë tifoz i Interit, idhulli im ishte Sandro Mazzola. Më pas ika te Roma dhe u bëra romanist. Kam mbetur shumë i lidhur me Romën dhe Milanin.
Futbolli sot? Pandemia e ka ndryshuar futbollin, tani as nuk mund të gëzojmë golat, pasi VAR-i kontrollon nëse ishte i rregullt apo jo. Ti shënon gol por duhet të presësh konfirmimin e arbitrit të katërt.
Një gjë e tillë kërkon 30-40 sekonda kohë, kështu që nuk ja vlen më të festosh. Në Angli nuk mërzitesh kurrë, vuan të mposhtësh edhe skuadrat e vogla.
Skuadrat janë përmirësuar në mbrojtje, kjo ka sjellë edhe përmirësimin e Premier League. Catenaccio nuk është një gjë e keqe“, deklaroi Carlo Ancelotti. /abcnews.al