Everton dhe Carlo Ancelotti kanë ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. Klubi nga Liverpool pritet t’i vendosë një buxhet të konsiderueshëm trajnerit italian, i cili ka hedhur sytë nga Serie A për përforcime.
Më konkretisht nga Napoli, ish-skuadra e tij. Gazzetta dello Sport raporton se dy objektivat e mëdha të trajnerit italian janë Allan dhe Kalidou Koulibaly. Mesfushori brazilian është një nga pikat më të fortë të Napolit, por sezoni i fundit ka qenë i vështirë.
29-vjeçari ishte ndër të parët që u rebelua kundër presidentit De Laurentiis në momentin që u vendos që skuadra të shkonte në grumbullim. Mesfushori do e mirëpriste me kënaqësi ritakimin me ish-trajnerin e tij.
I dyti është qendërmbrojtësi senegalez. Kualiteti dhe forca e Koulibaly nuk vihet në dyshim, edhe pse ky sezon nuk ka qenë më i miri për të. Afrikani kushton shumë dhe për të ka një interesim edhe nga Manchester United, PSG e Liverpool. /abcnews.al