Ancelotti me dhimbje koke, blerja e janarit pëson dëmtim të rëndë

schedule21:40 - 28 Maj, 2020

schedule 21:40 - 28 Maj, 2020

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, ka marë një lajm jo të mirë ditën e sotme. Mesfushori me tipare mbrojtëse, Jean-Phillips Gbamin, ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Nga testet e para lojtari nga Bregu i Fildishtë mund të ketë këputur thembrën e Akilit, çka do të thotë se ai nuk mund të luajë më për vitin 2020.

24-vjeçari erdhi me shumë bujë në merkaton e janarit, ku Everton pagoi plot 25 milionë euro në arkat e Mainzit. Që nga transferimi i tij në janar, Gbamin numëron vetëm dy paraqitje në Premier League. /abcnews.al