Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli për “Sky Sports” përpara ndeshjes së nesërme kundër Liverpoolit në Bernabeu, me “Los Blancos” që nisen nga fitorja 5-2 në ndeshjen e prë në Anfield.
Si është Benzema?
“Ai kishte një problem me kyçin e këmbës, por është zgjidhur. Ne kemi vetëm Alaba jashtë, skuadra është fizikisht mirë. Të kesh Benzema është e rëndësishme, si të kesh një ekip të mësuar me këto ndeshje dhe këto presione, kam besim për këtë në Champions League.”
A është Vinicius Jr më vendimtari?
“Për momentin po, ai po ecën shumë mirë, ai po vazhdon të rritet dhe kjo është vendimtare.”
A po e shihni performancën e Kvaratskhelia në Serie A?
“Ai është një lojtar i madh, ai po bën mirë te Napoli dhe partneriteti me Osimhen është shumë efektiv.”
Napoli dhe Milani në Champions League?
“Skuadrat italiane po bëjnë shumë mirë, mund të jenë të treja bashkë me Interin në fazën tjetër, një sinjal i fortë për Evropën.”/ h.ll/abcnews.al