Me “bomberin” francez, Karim Benzema që nuk po “prodhon” më siç duhet në “majën” e sulmit të “galaktikëve”, bordi i Real Madrid është i vendosur për të përforcuar repartin ofensiv me një “yll” të momentit.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, tekniku i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti pëlqen shumë stilin e lojës të Victor Osimhen dhe “bomberit” anglez, Harry Kane, me këtë të fundit që edhe pse tashmë 29-vjeçar, mund të japë akoma dhe disa vite të mira në “majën” e sulmit.
Mirëpo, sipas bordit afrimet e këtyre lojtarëve janë pothuajse të “pamundura”, me këta të fundit që kërkojnë të afrojnë lojtarë më pak të kushtueshëm, si sulmuesi “veteran” Joselu nga Espanyol ose “fantazistin” e Liverpool, Roberto Firmino, me brazilianin që do të jetë një lojtarë pa kontratë nga 1 korriku. /i.m /abcnews.al