Ancelotti: Kënaqësi të punosh në Angli, në Itali shumë dhunë dhe presion

schedule20:16 - 22 Maj, 2020

schedule 20:16 - 22 Maj, 2020

Carlo Ancelotti ka drejtuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Angli. Gjithkund ka kaluar shumë mirë, por askund si në ishull. Në vitet 2009-2011 drejtoi Chelsea, ndërsa tani ndodhet në stolin e Everton. 60-vjeçari ka treguar për Sky Sport ndryshimin e madh mes Anglisë dhe Italisë.

“Është më argëtuese të stërvitësh në Angli sesa në Itali, nuk diskutohet fare. Atmosfera është e shkëlqyer dhe nuk ke presion nga tifozët. U riktheva pas nëntë vitesh, pak gjëra kishin ndryshuar. Presioni është i njëjtë dhe ka shumë dhunë mes tifozëve.

Futbolli italian po përpiqet të ndryshojë, por nuk është kaq e thjeshtë të ndryshosh kulturën e një vendi që ka akoma dhunë. Në Angli janë më të respektueshëm, jo vetëm në stadiume”, deklaron trajneri i Everton. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!