Tani Real Madridi ka nevojë për një sulmues tjetër.
Sipas Relevo, Carlo Ancelotti i ka dhënë Real Madridit dritën jeshile për të shitur Eden Hazard nëse vjen një ofertë e mirë.
Hazard, nën Ancelottin, bëri vetëm shtatë paraqitje në La Liga sezonin e kaluar. Sipas AS, në sezonin 2022/23, trajneri Carlo Ancelotti kishte planifikuar të përdorte belgun si nëntë të rremë. Stafi stërvitor ka dashur të ulë ngarkesën e sulmuesit kryesor Karim Benzema në sezonin kur do të zhvillohet Botërori.
Por tani Ancelotti ka hequr dorë nga ideja dhe i ka thënë klubit se nuk është i interesuar për shërbimet e Edenit. Është raportuar se klubet e Premierligës Chelsea dhe Newcastle mund ta blejnë anësorin.
Kjo do të thotë gjithashtu se Real Madridi ka nevojë për një sulmues tjetër pasi Luka Jovic u huazua te Fiorentina. /abcnews.al/