Ancelotti: Juventusi dhe Interi mbi Milanin, ju tregoj çfarë i mungon kuqezinjve

schedule23:22 - 13 Nëntor, 2020

schedule 23:22 - 13 Nëntor, 2020

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, ka mbetur i befasuar nga rezultatet e Milanit këtë fillim sezoni. Në një intervistë për emisioni italian “Tiki Taka”, ai shprehet se kuqezinjve ende u mungon diçka si dhe e pranon se pret çudira nga ky sezon jo i zakonshëm.

“AC Milan ka bërë hapa gjigantë në kohët e fundit. Megjithatë, kuqezinjve ende u mungon diçka për të qenë në një nivel me Juventusin dhe Interin. Edhe pse nuk duhet të harrojmë se ky është një sezon i çuditshëm për të gjithë kampionatet në Europë, pasi unë shikoj disa rezultate të habitshme”, deklaron tekniku italian.

 

Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti

“Janë disa skuadra që kanë krijuar epërsi ndaj të tjerave. Këtë askush nuk do ta kishte parashikuar në fillimin e sezonit. Por, siç e thashë çdo gjë mund të ndodhë”, përfundon Ancelotti. Kujtojmë që Milani i Piolit kryeson renditjen e Serie A pas shtaë ndeshjeve të para, ku deri më tani ata kanë grumbulluar 17 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!