“Galaktikët” e Real Madrid triumfuan pasditen e djeshme me rezultatin e thellë 4 me 2 ndaj Almeria, ku padyshim protagonistët kryesorë ishin Karim Benzema e Rodrygo. Mirëpo, në një ndeshje pothuajse “të përgjumur” nuk kishte si të mungonte Vinicius Junior, i cili edhe pse nuk shënoi mori një karton të verdhë, që rezulton të jetë i 10-ti këtë sezon për anësorin brazilian.
Ky ndëshkim nga arbitri, duket se nuk i ka pëlqyer teknikut, Carlo Ancelotti, i cili e krahasoi brazilianin me mesfushorin “më të keq” të La Liga. E gjitha kjo një ironi, me problemin e vetëm të italianit, që janë arbitrat të cilët kanë ndëshkuar pa kriter brazilianin këtë sezon.
“Është e qartë, nëse protestoni është e kotë, por dhjetë kartonët e verdhë të Vinicius. janë befasuese. Mesfushori më i keq në La Liga nuk i merr këto kartona të verdhë. Vini ndëshkohet më shumë se ata që e godasin, edhe nëse duhet të pranojmë se ai duhet të përmirësohet”,- tha Ancelotti në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al