Ancelotti i prerë me gazetarët: Nuk më intereson nëse më pyesni për Mbappe, thjesht nuk do të përgjigjem

schedule10:29 - 29 Korrik, 2023

schedule 10:29 - 29 Korrik, 2023

Kylian Mbappe dhe transferimi i tij i mundshëm te Real Madrid bëhet sërish një objekt diskutimesh.

Të gjithë duan të dinë nëse ylli francez i PSG-së do të transferohet ose jo te “Los Blancos”, por megjithatë, nga Carlo Ancelotti është e sigurt që nuk do ta mësojnë.

Trajneri italian u tha gazetarëve se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë rast.

“Nuk e kam problem, nuk më intereson nëse pyetëm sërish në lidhje me Kylian Mbappe. Thjesht nuk do të përgjigjem. Nëse nuk ke pyetje tjetër, tjetri…”, është shprehur shkurtimisht Ancelotti përpara gazetarëve./ h.ll/abcnews.al